KreuAktualitetSi do të veprohet me Ilir Metën nëse zgjidhet deputet?

Si do të veprohet me Ilir Metën nëse zgjidhet deputet?

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë për gazetarët foli edhe për Ilir Metën, të cilit Sali Berisha i ka premtuar një vend në listat e sigurta të koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Celibashi tha se nuk mundet në këtë moment të jap një vendim për një çështje, e cila sipas tij, mund të jetë potencialisht objekt i shqyrtimit nga komisioneri, madje edhe nga institucione të tjera.

“Nuk mundet në këtë moment të jap një vendim për një çështje e cila mund të jetë potencioalisht objekt i shqyrtimit nga komisioneri madje edhe nga institucione të tjera

Ajo çfarë Kushtetuta parashikon është fakti që çdo kandidat për deputet që shpallet fitues, e fiton mandatin që nga momenti që komisioni përkatës zgjedhor e konfirmon si të tillë, si kandidat fitues”, tha Celibashi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat