back to top
2.5 C
Tirana
E enjte, 15 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetTabaku akuzon Malajn/ “Gënjen dhe ka injorancë ligjore”

Tabaku akuzon Malajn/ “Gënjen dhe ka injorancë ligjore”

Një debat u zhvillua këtë të enjte në Kuvend mes deputetes së PD-së, Jorida Tabaku, dhe ministrit të Financave, Petrit Malaj, lidhur me kërkesën për informacion mbi përfituesit e ligjit të shlyerjes së borxheve.

Tabaku deklaroi se ka dërguar prej një muaji katër shkresa për të marrë informacion mbi përfituesit, duke kërkuar transparencë për përfituesit e amnistisë fiskale, duke përfshirë koncesionarët, marrësit e tenderave dhe subjektet e SPAK. Ajo shtoi se deri më tani nuk ka marrë përgjigje nga as Tatimet, as Doganat.

“Ministri ka detyrë kushtetuese të kthejë përgjigje për përfituesit e ligjit. Nuk mund të miratojmë nen për nen pa pasur transparencë,” tha Tabaku.

Ndërkaq, Malaj i përgjigj duke e akuzuar se po gënjen: “Në fakt kërkesa juaj ka mbërritur në ministri vetëm një javë më parë. Si ligjvënëse e vjetër, duhet të dini se kërkesa juaj bie në kundërshtim me ligjet për procedurat tatimore, pasi informacioni i kërkuar është personal dhe kërkon konsensusin e debitorëve.”

Ministri theksoi gjithashtu se deri tani janë 202 mijë përfitues të këtij ligji, duke argumentuar se informacioni është i saktë dhe i regjistruar.

Replikat mes tyre u tensionuan, ndërsa Tabaku akuzoi Malajn për gënjeshtër dhe “injorancë ligjore”, duke shtuar se mungesa e transparencës e bën të pamundur kontrollin dhe debatet në Parlament mbi këtë çështje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat