back to top
22.5 C
Tirana
E premte, 15 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaTatimet nisin faljen e detyrimeve/ Kush përfiton

Tatimet nisin faljen e detyrimeve/ Kush përfiton

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë të ditur se do të nisë zbatimi i ligjit për faljen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore, si dhe detyrimeve të pagueshme në doganë.

Sipas njoftimit zyrtar, duke nisur nga data 10 qershor 2026, tatimpaguesit do të mund të kryejnë pagesat për të përfituar nga lehtësitë e parashikuara në ligj.

Gjithashtu, brenda 20 ditëve nga hyrja në fuqi e udhëzimit, do të hartohet lista e plotë e subjekteve që përfitojnë nga fshirja e detyrimeve tatimore, si dhe e atyre që nuk përfitojnë.

Sipas skemës së re të publikuar:

  • Fshihen detyrimet deri më 31.12.2014
  • Falet 50% e principalit për detyrimet e viteve 2015–2019, nëse pagesa kryhet deri më 30.06.2026
  • Falet 25% e principalit për të njëjtën periudhë nëse paguhet 75% e detyrimit deri më 31.12.2026
  • Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për detyrimet 2020–2024, nëse paguhet 100% e principalit deri më 31.12.2026

Autoritetet tatimore bëjnë me dije se skema synon lehtësimin e borxheve të akumuluara dhe nxitjen e formalizimit të bizneseve, ndërsa zbatimi i saj do të monitorohet sipas afateve të përcaktuara në udhëzim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat