back to top
6.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetTensione në komisionin hetimor të Sterilizimit/  Plarent Ndreca “mollë sherri”

Tensione në komisionin hetimor të Sterilizimit/  Plarent Ndreca “mollë sherri”

Komisioni hetimor i Sterilizimit është përfshirë nga debate dhe tensione.

Fjala e nënrkyetarit të komisionit, Plarent Ndreca ka çuar në reagimin e ashpër të opozitës, të cilët e kanë ndërprerë herë pas here.

Në këtë situatë është përfshirë edhe deputeti Ilir Metaj, i cili ka ngritur zërin, gjë që është kontestuar nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

“Kush je ti që bërtet, kujt ia ngre zërin, ki kujdes se do të të nxjerr përjashta. Do na prisni 1 orë 2, 3 sepse jemi në komision hetimor. Mos guxo të më ngresh zërin. Do të përjashtohesh nga komisioni, Kujt i thua “dërr dërr? Ky është mentaliteti që kemi, mendoni se do t’i uzurponi të gjitha e do të na shkelni me këmbë.

Të lutem zoti Ndreca tërhiqi vëmendjen mos të guxojë më të ngrejë zërin sepse do të përjashtohet. Thuaji atij ta mbyllë gojën. Aksionin politik do t’u tregojmë në mënyra të tjera. Mosbidje civile nuk e kemi bërë në këtë komision”, tha Vokshi.

Më pas fjalën e ka marrë deputeti Metaj, i cili u shpreh se me sa duket opozita frymëzohet më shumë kur i djeg karriget se sa kur ulet mbi to, ndërsa shtoi se Vokshi dhe anëtarët e tjerë të komisionit duhet të dalë pak nga vetja e të respektojnë fjalën e kolegëve edhe nëse nuk janë dakord me to.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat