Katër astronautë janë kthyer të sigurt në Tokë pas një qëndrimi gati tetë mujor në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, i cili u zgjat nga problemet teknike me kapsulën Starliner të Boeing dhe moti ekstrem nga uragani Milton.
Kapsula SpaceX që mbante ekuipazhin ndaloi në breg në Gjirin e Meksikës, në brigjet e Floridës, herët në mëngjesin e së premtes.
Sipas Guardian, ekuipazhi, i përbërë nga tre amerikanë dhe një rus, pritej të kthehej dy muaj më parë. Megjithatë, vonesa u shkaktua nga shqetësimet teknike rreth kapsulës së re të Boeing, e cila përfundoi misionin e saj në shtator pa njerëz në bord për arsye sigurie. Afrimi i uraganit Milton dhe erërat e forta që pasuan vonuan më tej kthimin e sigurt të ekuipazhit.
SpaceX kishte nisur misionin në mars, duke transportuar astronautët e NASA-s Matthew Dominik, Michael Barratt dhe Janet Epps, si dhe kozmonautin rus Alexander Grebenkin.
Ekuipazhi u zëvendësua nga pilotët e Starliner, Butch Wilmore dhe Sonny Williams, ku misioni i planifikuar tetë-ditor i të cilëve u zgjat në tetë muaj, si dhe dy astronautë të tjerë që u nisën në një kapsulë SpaceX katër javë më parë. Katër astronautët e rinj do të qëndrojnë në orbitë deri në shkurt.