Rikthehet si drejtor i IMT së Bashkisë Vlorë, ish-drejtori i Paraburgimit Engjëllush Avdulaj.
Avdulaj u bë një emër i njohur për publikun pasi në kohën kur ishte drejtues policie, u kërcënua nga Ervis Martinaj. Shkak ishin kontrollet në bizneset loto-sport të Martinaj, shkruajne mediat.
Ish-shefi i Shqiponjave mban një karrierë 25-vjeçare mbi supe. Ai ka filluar punën si inspektor i policisë kriminale, teksa ka mbajtur detyra të ndryshme si shef seksioni i rendit, shef sektori, komandant nën/reparti, komandant reparti me forcat speciale e ndërhyrjes së shpejtë, shef i repartit Shqiponja Tiranë, shef komisariati, drejtor i paraburgimit Vlorë.