back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Prill, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaVrasja e 14-vjeçarit Martin Cani/ Gjykata e Tiranës kalon për gjykim autorin...

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani/ Gjykata e Tiranës kalon për gjykim autorin Mario Përlleshaj

Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të enjte kalimin për gjykim të dosjes penale ndaj Mario Përlleshajt, i akuzuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Po ashtu është refuzuar kërkesa për gjykim të shkurtuar, një kërkesë që ishte bërë nga mbrojtësit e tij, por që nuk u pranua nga gjykata.

Ngjarja ndodhi më 18 nëntor 2024, në Tiranë, rreth 200 metra larg shkollës “Fan Noli”. Konflikti mes dy adoleshentëve kishte nisur tre ditë më parë brenda ambienteve të shkollës për motive të dobëta. Edhe pse në dukje ishte shuar, ai u rindez sërish brenda shkollës.

Të dy të miturit u përplasën në tualetet e shkollës gjatë paradites dhe debatuan ashpër, por u ndanë nga roja i sigurisë. Pas mësimit, të shoqëruar nga miqtë e tyre, ata u takuan pranë shkollës, ku konflikti u përshkallëzua në një përleshje fizike, duke përfunduar me vrasjen e Martinit dhe plagosjen e shokut të tij, Luisit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat