Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kur kanë mbetur rreth një muaj deri në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në Shqipëri kanë arritur fletët e votimit për diasporën. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka sqaruar procedurën e përgatitjes së këtyre fletëve disa ditë më parë.
Ai ka theksuar se, pas mbërritjes së fletëve të votimit, do të fillohet me përgatitjen e zarfeve dhe të gjithë dokumentacionit të nevojshëm
“Rreth datave 7-8 prill do t’i kemi këtu fletët e votimit për votimin nga jashtë, ndërsa në 8-9-10 do të fillojmë përgatitjen e zarfeve dhe gjithë dokumentacionin për votuesit jashtë vendit, duke shpresuar që ky proces të realizohet brenda datës 15 ose 17 prill në afatin maksimal.
Më pas, do të ketë kohë e mjaftueshme për t’i sjellë në KQZ deri në orën 19:00 të datës 11 maj,” deklaroi Celibashi më 2 prill.



