back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaZv.drejtori i Policisë rrëfen itinerarin që bëri autori i vrasjes së Martin...

Zv.drejtori i Policisë rrëfen itinerarin që bëri autori i vrasjes së Martin Canit

Zëvendësdrejtori i Krimit në Tiranë, Erion Ismaili rrëfeu itinerarin që bëri autori i vrasjes së Martin Canit, Mario Përlleshaj.

Ai tha se foton me dorën e plagosur në makinë ia bëri shoku i tij, i cili nuk ishte i përfshirë në ngjarje.

“Ka shkuar me monopatinë tek qendra shëndetësore, më pas kanë marrë taksi, komunikon me babanë dhe ai i thotë të shkojë tek spitali ushtarak, foton e ka bërë në taksi, ia ka bërë një shoku i vet, nuk ka qenë i përfshirë në konflikt, e ka takuar në rrethrrotullimin tek Avni Rustemi. Ka një foto që tregon grushtin dhe dorën”, tha Ismaili në emisionin “Top Story” në Top Channel.

Zëvendësdrejtori i Krimit në Tiranë dha më shumë detaje në lidhje me sherrin mes viktimës dhe të miturit.

“Thika që është postuar është tjetër. Nuk është ajo. Nga ekzaminimi i thikës ka mbetje të gjakut, po bëhen ende ekzaminime dhe së shpejti do dalim në një përfundim.

Ajo çfarë ne themi në komunikatën e policisë është e vërtetë. Procesi hetimor nuk ka mbaruar, vazhdon. Është spekuluar”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat