KreuAktualitetPolitikaZgjedhjet e 2027-ës/ PD kundër votimit elektronik

Zgjedhjet e 2027-ës/ PD kundër votimit elektronik

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Partia Demokratike nuk mbështet zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Qëndrimi i forcës kryesore të opozitës parlamentare u bë i ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas një takimi konsultativ të zhvilluar më 9 tetor nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, me përfaqësues të partive parlamentare.

Sipas njoftimit të KQZ-së, gjatë takimit u diskutua mundësia e përdorimit të teknologjisë në procesin e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ndërsa PD-ja nuk e mbështeti zgjerimin e sistemit, përfaqësuesit e partive të tjera sugjeruan që votimi dhe numërimi elektronik të zbatohet në disa bashki ose në të gjithë territorin e vendit.

Në konsultim morën pjesë përfaqësues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partisë Fryma e Re Demokratike, Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Partisë Agrare Ambientaliste dhe Partisë Lëvizja e Legalitetit.

KQZ ende pa një vendim përfundimtar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se po vlerëson propozimet e paraqitura nga partitë politike, si dhe aspektet teknike që lidhen me përdorimin e votimit dhe numërimit elektronik.

Pas këtij vlerësimi, institucioni do të vendosë nëse sistemi do të përdoret në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027 dhe në çfarë shtrirjeje do të zbatohet.

Për momentin, nuk është bërë e ditur nëse votimi dhe numërimi elektronik do të shtrihet në më shumë bashki apo në të gjithë vendin. Vendimi përfundimtar pritet të përcaktojë rolin që do të ketë teknologjia në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Votimi elektronik në zgjedhjet e 2027/ KQZ u kërkon partive të zgjedhin 3-4 bashki

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat