back to top
29.8 C
Tirana
E enjte, 2 Korrik, 2026
spot_img
KreuDrejtësia30 ditë afat për Prokurorin e Përgjithshëm/ KLP hap procedurat

30 ditë afat për Prokurorin e Përgjithshëm/ KLP hap procedurat

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) është mbledhur sot në seancë plenare, në prani të anëtarëve dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, ku ka vendosur hapjen e procedurave administrative për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Sipas vendimit, gara për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme hapet zyrtarisht dhe do të jetë e hapur për aplikim për të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore. Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga Kuvendi, me propozim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje.

Afati për paraqitjen e aplikimeve është 30 ditë nga data e shpalljes publike të thirrjes.

Në bazë të ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” dhe rregullores përkatëse, kandidatët duhet të plotësojnë një sërë kriteresh, mes të cilave:

  • të kenë të paktën 15 vite përvojë si jurist i spikatur;
  • të kenë përfunduar Shkollën e Magjistraturës ose të kenë gradë shkencore në drejtësi;
  • të mos kenë mbushur moshën e pensionit sipas ligjit;
  • të mos kenë ushtruar funksione politike apo drejtuese në parti politike në 10 vitet e fundit;
  • të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale;
  • të mos kenë qenë të lidhur me ish-Sigurimin e Shtetit para vitit 1991;
  • të mos kenë masa disiplinore në fuqi.

Pas mbylljes së afatit të aplikimeve, KLP do të vijojë me verifikimin e dokumentacionit dhe procedurat e mëtejshme të përzgjedhjes së kandidatëve, në përputhje me ligjin dhe rregulloren në fuqi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat