KreuAktualitetKronikëVezë, domate e gurë ndaj policisë/ 8 të shoqëruar nga protesta para...

Vezë, domate e gurë ndaj policisë/ 8 të shoqëruar nga protesta para Kuvendit

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Tetë persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit deri në orën 17:30, pas incidenteve të shënuara gjatë protestës së zhvilluar sot pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas Policisë, gjatë tubimit disa prej protestuesve kanë shtyrë dhe goditur efektivët me vezë, domate, gurë dhe sende të tjera. Punonjësit e policisë u kanë bërë thirrje protestuesve përmes megafonit që të ndalonin veprimet e kundërligjshme, të mos cenonin perimetrin e sigurisë së Kuvendit dhe të mos bllokonin rrugën.

Policia thotë se thirrjet nuk janë respektuar nga disa prej pjesëmarrësve. Për neutralizimin e situatës, efektivët kanë përdorur spraj individual policor dhe më pas kanë shoqëruar tetë persona.

Policia deklaron se shërbimet e saj vijojnë punën për garantimin e rendit dhe sigurisë, ndërsa paralajmëron se çdo veprim i dhunshëm ndaj efektivëve do të trajtohet në përputhje me ligjin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat