KreuAktualitetPolitikaTerritorialja ndez Kuvendin brenda dhe jashtë/ Socialistët përplasen me njëri-tjetrin

Territorialja ndez Kuvendin brenda dhe jashtë/ Socialistët përplasen me njëri-tjetrin

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Protesta jashtë Kuvendit të Shqipërisë është tensionuar, ndërsa brenda godinës vijon seanca plenare dhe debati për Reformën Territoriale.

Protestuesit janë përplasur fizikisht me forcat e policisë, duke shtyrë kordonin e efektivëve dhe duke tentuar të rrëzojnë barrierat e vendosura përreth perimetrit të Kuvendit.

Situata ka përshkallëzuar, teksa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të rikthyer kontrollin në zonën përpara Parlamentit.

Ndërkohë, brenda sallës së Kuvendit debati për Reformën Territoriale është shoqëruar me përplasje mes socialistëve.

Deputeti socialist Erion Braçe është përplasur me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, gjatë diskutimeve për ndryshimet territoriale.

Braçe ka shprehur kundërshtime ndaj reformës, ndërsa opozita ka kërkuar që ndryshimet për ndarjen territoriale të vendit të kalojnë përmes një referendumi.

Debati në Kuvend vijon në një klimë të tensionuar, ndërsa jashtë godinës protestuesit kundërshtojnë reformën dhe përballen me forcat e policisë.

Reforma Territoriale pritet të hidhet në votim gjatë seancës së sotme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat