Adriatik Lapaj i “Shqipëria bëhet”, ka vijuar takimet me elektoratin.
Ai ka qenë në Bulqizë, ku është takuar me minatorët.
Lapaj ka shpalosur programin e tij për minatorët.
“Sot, në Bulqizë bashkëbiseduam me minatorët.
Sot, lidhëm besën me minatorët!
Nëse falë votës së qytetarëve ne do e drejtojmë vendin, programi ynë për minatorët ka në themel:
1. Brenda 12 muajve do të miratojmë ligjin “Për Statusin e Minatorit”;
2. Brenda 12 muajve do të miratojmë ligjin “Për Sigurimin e Detyrueshëm për Punonjësit e Profesioneve me Rrezikshmëri të Lartë” ku do të përfshihet sigurimi i jetës dhe shëndetit të minatorëve, elektriçistëve, kirurgëve e të tjerë.
3. Miratimin e kuadrit ligjor për kalimin në favor të njësive të pushtetit vendor të 10% të fitimit vjetor që gjenerohet nga burimet natyrore në territorin e këtyre njësive.
Shqipëria Bëhet!
P.s këto nuk do i shikoni në televizor”, shkruan Lapaj në rrjete sociale.