back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaVlerësimi i Dumanit nga DASH/ Reagon ambasada e SHBA: Ky çmim nderon...

Vlerësimi i Dumanit nga DASH/ Reagon ambasada e SHBA: Ky çmim nderon guximin në luftën kundër korrupsionit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas vlerësimit të kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ambasada ka shprehur urimet për Dumanin, duke theksuar se ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin e tij të palëkundur në luftën kundër korrupsionit dhe ndjekjen e drejtësisë për vendin. Ambasada theksoi se puna e Dumanit dhe e SPAK është një frymëzim për ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës..

“Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit.

Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies.

Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.”, shkruan ambasada e SHBA.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat