KreuDrejtësiaIsh-gjyqtarja Fetahu i kërkon Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në...

Ish-gjyqtarja Fetahu i kërkon Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në shtëpi’

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, i kërkon Gjykatës së Lartë të shfuqizojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” caktuar ndaj saj nga Gjykata e Posaçme në gusht të këtij viti.

Kjo masë rëndon mbi të, pas dyshimeve të SPAK se është korruptuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja, të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në ngjarje të rënda, përfshi masakrën e Bradasheshit ku u vranë tre persona ne 2018-en, por edhe në trafikun e drogës.

Ndërkohë që kërkon ndryshimin e masës “arrest në shtëpi”, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është duke vuajtur një masë sigurie “arrest në burg”.

Ajo u prangos gjatë operacionit që goditi një organizatë kriminale të dyshuar si të drejtuar nga Suel Çela në fund të muajit nëntor. Sipas SPAK, gjyqtarja në detyrë komunikonte me SKY ECC me anëtarët e organizatës, si edhe ka marrë ryshfet për vendime në favor të interesave të tyre. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat