back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësia"Plumbi i Artë"/ Nuredin Dumani zbulon lokalin që frekuentohej nga ministra e...

“Plumbi i Artë”/ Nuredin Dumani zbulon lokalin që frekuentohej nga ministra e deputetë

Dëshmia maratonë e Nuredin Dumanit, po vijon me dyer të mbyllura.

Dumani ka rrëfyer disa episode kriminale që janë rënditur në dosjen e SPAK, si dhe ka vijuar përplasja mes tij dhe të pandehurve apo avokatëve në proces.

Dumani deklaroi se me Festim dhe Petrit Qolin është bërë mik në vitin 2013 e në vazhdim pasi ata paguan avokatin dhe ndërhynë në sistemin e drejtësisë për ta nxjerrë nga burgu me një raport mjekësor si i sëmurë, raporton BË.

Nuredin Dumani deklaroi se në lokali i Qolëve frekuentohej nga politikanë e ministra por pa përmendur emra. Nga ana tjetër, Gentjan Sharra ka kundërshtuar një dëshmi të Dumanit, teksa ky i fundit e implikoi në një ngjarje kriminale, pasi në deklarimet fillestare para prokurorëve nuk e kishte përmendur.

Ndërkohë Petrit Qoli që seancën e kaluar tha se po mbahet në burg me pa të drejtë duke lënë jashtë një grua që e dashuron, në seancën e kësaj të enjte, tha se do të lutet për dy prokurorët e SPAK të cilët i konsideron si anëtarë të familjes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat