Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kryetari i Bashkisë Devoll, Eduard Duro hyri pak më parë në Gjykatën e Posaçme ku ka nisur shqyrtimi i dosjes ndaj tij.
Kryebashkiaku Duro është marrë i pandehur në lidhje me akuzën për “Shpërdorim Detyre” në tetor të vitit të kaluar, ndërsa dyshohet se licencoi një karburant që ishte pa leje. Duro ka qenë sot në SPAK për të dhënë shpjegime në lidhje me pozicionin e tij.
Ai u kallëzua në SPAK nga një subjekt tjetër privat.



