back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetPrimaret në PD/ Mbaron afati, vetëm pesë krerë degësh japin dorëheqjen

Primaret në PD/ Mbaron afati, vetëm pesë krerë degësh japin dorëheqjen

Primaret me të cilat kreu i PD-së, Sali Berisha, kushtëzoi kryetarët e degëve që duan të votojnë për deputetë, nuk kanë gjetur përkrahje.

Kur ka kaluar afati i dorëheqjeve, vetëm pesë kryetarë degësh e kanë ndërmarrë këtë hap, duke i hapur rrugë kandidimit për deputet, siç kanë njoftuar në rrjetet e tyre sociale.

Kryetarët e degëve që kanë dhënë dorëheqje janë:

Blendi Himçe, Elbasan

Manjola Nikollo, Sarandë

Afrovita Dhimojani, Himarë

Ilir Klosi, Dibër dhe

Arsen Valisi dega 13, Tiranë, Kashar.

Nuk dihet nëse edhe pas përfundimit të afatit, të tjerë kryetarë degësh do të japin dorëheqje, në këmbim të kandidimit për deputet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat