Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kuvendi miratoi mbrëmë një sërë ndryshimesh ligjore.
Por dy çështje të rendit të ditës nuk morën votat e nevojshme për t’u miratuar.
Projektvendimi “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në procedurat e (i) miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; (ii) shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d. o. o. ; dhe (iii) ndërtimit të portit të ri në Porto Romano”, mori një votë pro, 1 abstenim dhe 73 vota kundër.
Ndërkohë projektvendimi për “Për dërgimin e mocionit në gjykatën kushtetuese”, për mandatin e deputetit të Partisë Socialiste Vullnet Sinaj, nuk u miratua pasi u votua kundër nga 61 deputetë, 12 të tjerë abstenuan dhe nuk mori asnjë votë pro.



