Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka zbardhur vendimin lidhur me rastin e Sokol Idrizaj dhe familjarëve të tij, të akuzuar për “kontrabandë mallrash”, “mosdeklarim të ardhurash”, “pastrim parash” dhe “ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare”.
Të akuzuarit janë dënuar lidhur me kontrabandën e mallrave dhe pastrimin e parave nga Franca në Shqipëri, përfshirë një shumë të madhe prej 2.1 mln eurosh.
Në maj të vitit të kaluar, Sokol Idrizaj, ish shofer në ministrinë e Brendshme, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e çiftit u vunë nën akuzë nga SPAK, pasi dyshohen si anëtarë të një grupi kriminal. Në kuadër të këtij procedimi u në total u arrestuan 12 persona. Këta shtetas dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes argjendarisë së shtetasit Vangjush Kashara që ka dyqanin qendror në Tiranë.
Vendimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket
procedimit penal nr. 56, të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve Agustin Mesuli, Altin
Doda, Florian Baku, Sokol Idrizaj, Elda Idrizaj, Egi Idrizaj, Bora Idrizaj, Vangjush
Kashara dhe Tomor Baruti”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Flora Hajredinaj
dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 10, datë 31.01.2025 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Agustin MESULI, për kryerjen e veprës penale
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën
e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga
nenet 287, paragrafi parë, gërmat “a”, “b”, dhe 28/4 në lidhje me nenin 334, pika 1
të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i
strukturuar kriminal”, dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Agustin MESULI, për kryerjen e veprës penale
“Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, të parashikuar nga neni 170/c, paragrafi
i parë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Agustin MESULI, për kryerjen e veprës penale
“Kontrabanda me mallra të tjerë”, më shumë se një herë, kryer në formën e veçantë
të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 174,
paragrafi dy dhe 28/4, në lidhje me nenin 334, pika 1 të Kodit Penal “Kryerja e
veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, dhe
dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Agustin MESULI, për kryerjen e veprës penale
“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, dhe
dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.
Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit
Agustin MESULI, me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale uljen e dënimit të mësipërm me një të tretën
duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Agustin MESULI, me 7 (shtatë) vite e 4
(katër) muaj burgim.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Agustin MESULI, të fillojë nga dita e arrestimit
të tij, datë 14.06.2023, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin DODA, për kryerjen e veprës penale
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën
e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga
nenet 287, paragrafi parë, gërmat “a”, “b”, “ç” dhe 28/4 në lidhje me nenin 334, pika
1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i
strukturuar kriminal”, dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin DODA, për kryerjen e veprës penale
“Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, të parashikuar nga neni 170/c, paragrafi
i parë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin DODA, për kryerjen e veprës penale
“Kontrabanda me mallra të tjerë”, më shumë se një herë, kryer në formën e veçantë
të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 174,
paragrafi dytë dhe 28/4, në lidhje me nenin 334, pika 1 të Kodit Penal “Kryerja e
veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, dhe
dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin DODA, për kryerjen e veprës penale “Grupi
i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij
me 5 (pesë) vite burgim.
Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Altin
DODA, me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale uljen e dënimit të mësipërm me një të tretën
duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Altin DODA, me 7 (shtatë) vite e 4
(katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Altin DODA, të fillojë nga dita e arrestimit të tij,
datë 14.06.2023, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Florian BAKU, për kryerjen e veprës penale
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën
e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga
nenet 287, paragrafi i parë, gërma “b” dhe 28/4 në lidhje me nenin 334, pika 1 të
Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i
strukturuar kriminal”, dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Florian BAKU, për kryerjen e veprës penale
“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi dytë, i Kodit
Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit
Florian BAKU, me 10 (dhjetë) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale uljen e dënimit të mësipërm me një të tretën
duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Florian BAKU, me 6 (gjashtë) vite e
8(tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Florian BAKU, të fillojë nga dita e arrestimit të
tij, datë 14.06.2023, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol IDRIZAJ, për kryerjen e veprës penale
“Kontrabanda me mallra të tjerë”, më shumë se një herë, kryer në formën e veçantë
të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 174,
paragrafi dytë dhe 28/4, në lidhje me nenin 334, pika 1 të Kodit Penal “Kryerja e
veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, dhe
dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim.
Në zbatim të nenit 387, pika 1 të K.Pr.Penale në lidhje me nenin 328, pika 1, gërma
“f” të K.Pr.Penale, pushimin e akuzës penale për të pandehurin Sokol IDRIZAJ, për
kryerjen e veprës penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”,
për mallra të kufizuara dhe më shumë se një herë, kryer në formën e veçantë të
bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 178,
paragrafët 2 dhe 3 dhe 28/4 në lidhje me nenin 334, pika 1 të Kodit Penal “Kryerja e
veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” për shkak
se fakti penal i atribuar të pandehurit nuk parashikohet si i tillë.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Sokol IDRIZAJ, për kryerjen e veprës
penale “Fshehja e të ardhurave”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të
grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 180, paragrafi i tretë 3 dhe 28/4
në lidhje me nenin 334, pika 1 të Kodit Penal “Kryerja e
veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, për shkak
se nuk provohet se e ka kryer veprën penale.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol IDRIZAJ, për kryerjen e veprës penale
“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, dhe
dënimin e tij me 4 (katër) vite burgim.
4.4 Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Sokol
IDRIZAJ, me 8 (tetë) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale uljen e dënimit të mësipërm me një të tretën
duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Sokol IDRIZAJ, me 5 (pesë) vite e 8
(tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Sokol IDRIZAJ, të fillojë nga dita e arrestimit të
tij, datë 14.06.2023, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtore të të pandehurës Elda IDRIZAJ, për kryerjen e veprës penale
“Kontrabanda me mallra të tjerë”, më shumë se një herë, kryer në formën e veçantë
të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 174,
paragrafi dytë dhe 28/4, në lidhje me nenin 334, pika 1 të Kodit Penal “Kryerja e
veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, dhe
dënimin e saj me 8 (tetë) vite burgim.
5Në zbatim të nenit 387, pika 1 të K.Pr.Penale në lidhje me nenin 328, pika 1, gërma
“f” të K.Pr.Penale, pushimin e akuzës penale për të pandehurën Elda IDRIZAJ, për
kryerjen e veprës penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”,
për mallra të kufizuara dhe më shumë se një herë, kryer në formën e veçantë të
bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 178,
paragrafët 2 e 3 dhe 28/4 në lidhje me nenin 334, pika 1 të Kodit Penal “Kryerja e
veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” për shkak
se fakti penal i atribuar të pandehurës nuk parashikohet si i tillë.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Elda IDRIZAJ, për kryerjen e veprës
penale “Fshehja e të ardhurave”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të
grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 180, paragrafi 3 dhe 28/4 në
lidhje me nenin 334, pika 1 të Kodit Penal “Kryerja e
veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, për shkak
se nuk provohet se e ka kryer veprën penale.
Deklarimin fajtore të të pandehurës Elda IDRIZAJ, për kryerjen e veprës penale
“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, dhe
dënimin e saj me 4 (katër) vite burgim.
5.4 Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurës
Elda IDRIZAJ, me 8 (tetë) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale uljen e dënimit të mësipërm me një të tretën
duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Elda IDRIZAJ, me 5 (pesë) vite e 8
(tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurën Elda IDRIZAJ, të fillojë nga dita e arrestimit
të saj, datë 14.06.2023, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë
Deklarimin fajtore të të pandehurës Egi IDRIZAJ, për kryerjen e veprës penale
“Kontrabanda me mallra të tjerë”, më shumë se një herë, kryer në formën e veçantë
të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 174,
paragrafi dytë dhe 28/4, në lidhje me nenin 334, pika 1 të Kodit Penal “Kryerja e
veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, si dhe në
lidhje me nenin 53 të K.Penal dhe dënimin e saj me 7 (shtatë) vite burgim.
6.1 Në zbatim të nenit 387, pika 1 të K.Pr.Penale në lidhje me nenin 328, pika 1, gërma
“f” të K.Pr.Penale, pushimin e akuzës për të pandehurën Egi Idrizaj, për kryerjen e
veprës penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, për
mallra të kufizuara dhe më shumë se një herë, kryer në formën e veçantë të
bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 178,
paragrafët 2 e 3 dhe 28/4 në lidhje me nenin 334, pika 1 të Kodit Penal “Kryerja e
veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” për shkak
se fakti penal i atribuar të pandehurës nuk parashikohet si i tillë.
Deklarimin fajtore të të pandehurës Egi IDRIZAJ, për kryerjen e veprës penale
“Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180, paragrafi i tretë të K.Penal dhe
dënimin e saj me 4 (katër) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Egi IDRIZAJ, për kryerjen e veprës penale
“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, dhe
dënimin e saj me 4 (katër) vite burgim.
Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurës Egi
IDRIZAJ, me 7 (shtatë) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale uljen e dënimit të mësipërm me një të tretën
duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Egi IDRIZAJ, me 4 (katër) vite e 8
(tetë) muaj burgim.
6Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për
të pandehurën Egi IDRIZAJ dhe vënien e saj në provë për një periudhë prej 5 (pesë)
vjetësh me kusht që gjatë kohës së provës e pandehura të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kësaj kohe e pandehura detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj. Heqjen e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” ndaj të pandehurës Egi IDRIZAJ, dhënë me vendim të kësaj gjykate.
Deklarimin fajtore të të pandehurës Bora IDRIZAJ, për kryerjen e veprës penale
“Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni
174, paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 (tre) vite burgim.
7.1 Në zbatim të nenit 387, pika 1 të K.Pr.Penale në lidhje me nenin 328, pika 1, gërma
“f” të K.Pr.Penale, pushimin e akuzës për të pandehurën Bora IDRIZAJ, për kryerjen
e veprës penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, për
mallra të kufizuara dhe më shumë se një herë, kryer në bashkëpunim, të parashikuar
nga nenet 178, paragrafi 2 e 3 dhe 25 të Kodit Penal” për shkak se fakti penal i atribuar
të pandehurës nuk parashikohet si i tillë.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Bora IDRIZAJ, për kryerjen e veprës
penale “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180, paragrafi dytë i Kodit
Penal, për shkak se nuk provohet se e ka kryer veprën penale.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale uljen e dënimit të mësipërm me një të tretën
duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Bora IDRIZAJ, me 2 (dy) vite burgim.
Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për
të pandehurën Bora IDRIZAJ dhe vënien e saj në provë për një periudhë prej 4
(katër) vjetësh me kusht që gjatë kohës së provës e pandehura të mos kryejë vepër
tjetër penale dhe gjatë kësaj kohe e pandehura detyrohet të mbajë kontakte me
Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.
Heqjen e masës së sigurimit “detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj
të pandehurës Bora IDRIZAJ, dhënë me vendim të kësaj gjykate. Në bazë të nenit 388, pika 1, shkronja “b” të K.Pr.Penale, deklarimin e pafajshëm të
të pandehurit Vangjush KASHARA, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi pa
licencë i veprimtarisë bankare”, kur i ka shkaktuar pasoja të rënda interesave të
shtetasve, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar
kriminal, të parashikuar nga nenet 170/c, paragrafi 2 dhe 28/4 në lidhje me nenin 334,
pika 1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi
i strukturuar kriminal”, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
Në bazë të nenit 387, pika 1, dhe 328, pika 1, shkronja “b” të K.Pr.Penale, pushimin
e akuzës në ngarkim të të pandehurit Vangjush KASHARA, për kryerjen e veprës
penale të “Fshehjes së të ardhurave”, parashikuar nga neni 180, paragrafi i parë të
K.Penal.
Në bazë të nenit 388, pika 1, shkronja “a” të K.Pr.Penale, deklarimin e pafajshëm të
të pandehurit Vangjush KASHARA, për kryerjen e veprës penale të “Grupi i
strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
Heqjen e masës së sigurimit “detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj
të pandehurit Vangjush KASHARA, dhënë me vendim të kësaj gjykate, të ndryshuar
me vendim të gjykatës së posaçme të apelit.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Tomor BARUTI, për kryerjen e veprës penale
“Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, të parashikuar nga neni 170/c, paragrafi
i parë i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
Në bazë të nenit 387, pika 1, dhe 328, pika 1, shkronja “b” të K.Pr.Penale, pushimin
e akuzës në ngarkim të të pandehurit Tomor BARUTI, për kryerjen e veprës penale
të “Fshehjes së të ardhurave”, parashikuar nga neni 180, paragrafi i parë i K.Penal.
Në bazë të nenit 388, pika 1, shkronja “a” të K.Pr.Penale, deklarimin e pafajshëm të
të pandehurit Tomor BARUTI, për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar
kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale uljen e dënimit të mësipërm me një të tretën
duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Tomor BARUTI, me 1 (një) vit e 4
(katër) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për
të pandehurin Tomor BARUTI dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 2 (dy)
vjet e 8 (tetë) muaj me kusht që gjatë kohës së provës i pandehuri të mos kryejë vepër
tjetër penale dhe gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me
Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
Heqjen e masës së sigurimit “detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj
të pandehurit Tomor BARUTI, dhënë me vendim të kësaj gjykate.
Në lidhje me provat materiale të procedohet si më poshtë:
Provat materiale të sekuestruara të pandehurit Agustin Mesuli, disponohen
sipas kërkimit të prokurorëve përveç, sendeve si më poshtë:
1 (një) Drive “Transcend” Store Jet 320 GB me nr.****.
1 (një) laptop ngjyrë gri me kapotë të mbështjellë e markës “Surface” (në zyrën e
ekspertimeve).
1 (një) celular i markës Iphone me ngjyrë të zezë, model 12 Pro Max, me kapak
mbrojtës platik ngjyrë të zezë Nr.modeli , IMEI , i cili hapet me kod
, kartë me nr. tel , me pin *, në posedim të A.M.
1 (një) aparat telefonik “Samsung Galaxy S 20” me nr. IMEI , me nr. .
1 (një) aparat celular i markës “Samsung Galaxy J4” model SM J400F/DS, me
IMEI *, pa kod e pa pin.
4 (katër)Aparat telefonik të markës Samsung
Dokumenta italiane të shtetasit B.S, të qëndrojnë për efekt të procedimit të ndarë.
Provat sekuestruar të pandehurit Altin Doda, disponohen sipas kërkesës së
prokurorit, përveç telefonave të sekuestruar shtetasit Altin Doda, me të dhënat
përkatëse:
1 (një) Aparat telefoni model Iphone X me nr. celulari *, për të cilin nuk
disponohen pin/fjalëkalim (pasi shtetasi ka refuzuar dhënien e tyre) Një aparat celular “Samsung Galaxy A32” me kapak me ngjyrë të bardhë m
këllëf plastik nuancë të gjelbër me imei me nr telefoni ;Një aparat celulari i markës “Samsung Galaxy”, model A03s, me ekran me prekje
me kapak me ngjyrë bojë qielli, dhe me këllëf plastik me ngjyrë te zeze, me Nr.
IMEI-1 dhe me IMEI-2 , pa kod per hapjen e telefonit, pa numër
telefoni ne folenë e SIM; të qëndrojnë për efekt të procedimit të ndarë.
Sendet e sekuestruara të pandehurit Florian Baku, disponohen sipas kërkesës së
prokurorëve, përveç telefonit të markës Iphone 7 Plus me numër serie , me
numër IMEI me karte telefoni kompania Vodafone me numër celulari
pa pin dhe me kod ekrani . (I EKZAMINUAR, të mbahet në ruajtje për efekt
të procedimit të ndarë.
Sendet e sekuestruara të pandehurve Idrizaj, disponohen sipas kërkesës së
prokurorëve .
Sendet e sekuestruara të pandehurit Tomor Baruti, të qëndrojnë pjesë e dosjes së
ndarë.
Sendet e sekuestruara të pandehurit Vangjush Kashara, t’i kthehen personave që u
përkasin.
Sendet e sekuestruara te subjektit ARGJENDARI “GOLD PACRAMI” ME
PRONAR G.P (ISH SHOFER I TË PANDEHURIT AGUSTIN MESULI, P.N, I.V,
Gj.Ll, të disponohet sipas kërkesës së prokurorëve.
Sendet e sekuestruara të identifikuara si POROSI TË EGI IDRIZAJ NË MJETIN E
GJ.LL, të disponohet sipas kërkesës së prokurorëve.
Sendet e sekuestruara shtetases S.H (VJEHRA E S.B), të disponohet sipas kërkesës
së prokurorëve.
Sendet e sekuestruara D.U, të disponohet sipas kërkesës së prokurorëve.
Sendet e përshkruara në pikën e fundit të provave materiale, në faqen 264 -265 të
diskutimit përfundimtar të prokurorëve, pika 46 e në vijim, të mbeten për llogari të
procedimit të ndarë.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, duke filluar ky
afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar