back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Kuvendi të miratojë buxhetin për fushatën”/ Celibashi u tërheq vëmendjen deputetëve

“Kuvendi të miratojë buxhetin për fushatën”/ Celibashi u tërheq vëmendjen deputetëve

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për shtyp me gazetarët thotë se nëse ndryshimet e Kodit Zgjedhor për votën e diasporës do të miratohen pas fundit të marsit ata nuk do kenë dobi.

Më 4 mars përfundon procesi i aplikimit të votuesve të diasporës dhe më 9 mars lista e votuesve nga jashtë. 24 mars mbyllet procesi i paraqitjes së kandidatëve për deputet.

Menjëherë pas marsit do të nisë printimi i fletës së votimit dhe dokumentacioni i procesit zgjedhor për votuesit nga jashtë.

“Llogaritë i bëjnë të gjithë se kur këto ndryshime do të jenë në fuqi. Nëse janë pas fundit të marsit nuk kanë asnjë dobi për KQZ” tha Celibashi.

Celibashi bëri të ditur se i ka kërkuar Kuvendit që të miratojë buxhetin për fushatën zgjedhore.

“I kemi kërkuar Kuvendit që sa më parë të miratojë buxhetin për partitë politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhje. Me siguri ky buxhet do tu vihet në dispozicion subjekteve zgjedhore më para fushatës, pasi ky buxhet u është vënë në dispozicion në zgjedhjet e mëparshme shumë pak ditë para nisjes së fushatës ose në ndonjë rast edhe kur fushata kishte filluar”, tha Celibashi.

Celibashi bëri me dije dhe dispozitat që i janë dërguar Kuvendit.

“Për ne është e rëndësishme dispozita që ka të bëjë me kostot e pagimit të shërbimit postar. Dispozita që ka të bëjë me afatin e regjistrimit të subjekteve zgjedhore. Po I dërgojmë dhe sot një propozim që ka të bëjë me ankimin ndaj vendimit për mospërfshirjen e votuesve nga jashtë kur është rasti.

Nga ajo cfarë parashikon Kodi është i pamundur të realizohet I propozoj Kuvendit që kjo dispozitë të ndryshojë, duke I mundësuar votuesve që do të jenë në të drejtën e tyre për tu ankuar ndaj vendimit të KQZ edhe përmes një platforme online. Do ia dërgojmë këtë propozim teknik sot kuvendit. I kemi kërkuar Kuvendit të ndryshojë atë aspect të kodit Zgjedhor që ka të bëjë me procedurat e numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat