back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetVotimi i Diasporës/ Qeveria zgjat afatin e pasaportave dhe kartave ID të...

Votimi i Diasporës/ Qeveria zgjat afatin e pasaportave dhe kartave ID të skaduara

Qeveria ka zgjatur afatin e pasaportave dhe katave të ID që kanë skaduar për diasporën, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi që të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.  

Lajmi u bë me dije nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ditën e sotme.

Ministri tha se janë 500 mijë mjete ID të skaduara dhe se tashmë me zgjatjen e afatit të gjithë shqiptarët jashtë mund të votojnë.    

Miratuam një akt tepër të rëndësishëm për zgjatjen e afatave të vlefshërisë së kartave te identitetit dhe pasaportave biometrike.

Janë rreh 500 mijë shqiptarë të cilëve iu ka përfunduar vlefshëmira e kartave të identitetit, me miratimin e këtij akti do të kenë mundësi të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën e votës si një e drejtën kushtetuese.

Me miratimin e këtij akti, të gjithë shtetasit shqiptar do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ duke u regjistruar në platofrëm ekletronike të regjistrave të KQZ,” ka deklaruar ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

Vendimi i plotë:

AKT NORMATIV
PËR
NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8668, DATË 23.10.2000, “PËR PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Neni 1
Pas nenit 14/3, të ligjit nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, shtohet neni 14/4, me këtë përmbajtje:
“Neni 14/4
Dispozitë kalimtare
Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon deri në datën 11 maj 2025, zgjatet deri në datën 31 maj 2025 për shtetasit me vendbanim jashtë vendit, votues në zgjedhjet për Kuvendin, të shpallura me dekretin nr.399, datë 5.12.2024, të Presidentit të Republikës.
Kjo zgjatje e afatit të vlefshmërisë së pasaportave ka efekt vetëm për ushtrimin e së drejtës për të zgjedhur në datën 11 maj 2025.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
AKT NORMATIV
PËR
NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Neni 1
Pas nenit 9/4, të ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, shtohet neni 9/5, me këtë përmbajtje:
“Neni 9/5
Dispozitë kalimtare
Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik, që përfundon deri në datën 11 maj 2025, zgjatet deri në datën 31 maj 2025 për shtetasit me vendbanim jashtë vendit, votues në zgjedhjet për Kuvendin, të shpallura me dekretin nr.399, datë 5.12.2024, të Presidentit Republikës.
Kjo zgjatje e afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik ka efekt vetëm për ushtrimin e së drejtës për të zgjedhur në datën 11 maj 2025.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat