Banka Qendrore Europiane shpreson se plani i presidentit Amerikan Donald Trump për të mbështetur kriptomonedhat e lidhura me dollarin Amerikane të përshpejtojnë zhvillimin e një baze ligjore për euron dixhital tha anëtari i bordit të ECB Piero Cipollone.
Banka Qendrore ka prezantuar monedhën e saj dixhitale si një formë elektronike pagesash që nuk mbështetet në ofruesit Amerikanë si Visa dhe PayPal.
Cipollone tha se mbështetja e Trump për stablecoin vlera e të cilave është e lidhur me dollarin Amerikan do të ndihmonte në krijimin e një mjeti të ri pageash. Komisioni Europian propozoi euron dixhitale në Qershor të 2023 por që prej asaj dite shumë pak gjëra kanë ndryshuar nisur nga skepticizmi prej disa ligjvënësve dhe bankierëve.
“Politika po bëhet më e ndjeshme ndaj tyre,” tha Cipollone. “Dhe ekziston mundësia që të shohim një përshpejtim të procesit.”
Cipollone shpreson se Parlamenti dhe Këshilli Europian do të përfundojnë punën me ligjin e euros dixhitale përpara verës duke i hapur rrugë negociatave me Komisionin Europian. Kështu do të hapej rruga për finalizimin e rregullores brenda Nëntorit kur politikbërësit e ECB do të votojnë për lançimin e monedhës dixhitale ose jo.