Ish-deputeti demokrat dhe kandidati i Primareve Myslim Murrizi kërkon që të përsëritet votimi për dy degë, atë të Paskuqanit dhe Vorës.
Ai thotë se në këto degë, kutitë janë hapur pa praninë e vëzhguesve dhe numëruesve.
Murrizi thotë se ai personalisht ka marrë 400 vota, dhe se kandidatët e tjerë të primareve që akuzojnë dhe hedhin akuza për manipulim votash duhet të “qetësohen” pasi e dinë shumë mirë se sa vota kanë marrë.
Deklarata e Murrizit:
Të nderuar drejtues të PD dhe të komisionit zgjedhor të primareve të Qarkut Tiranë
Nuk besoj që ka ndonjë nga 82 kandidatët që nuk e di se sa vota ka marrë.
UNË KAM MARRË 400 VOTA PA U HAPUR EDHE DY KUTI AJO E VORËS DHE E PASKUQANIT.
Prandaj boll e mbllaçitët si karamele në gojë shpalljen e rezultatit të Qarkut Tiranë se çdo vonesë shton dyshimet për proces jo të rregullt.
Për 2 Degët Vorë dhe Paskuqan duhet t’i kishit hapur kutitë në prezencë të numëruesve dhe vëzhguesve e jo të dërgoni minj administrate që kanë 25 vjet që lepijnë këpucët e kujdo padrinoje në seli të PD e të dërdellisni për parregullsi.
Merni vendim që në Vorë dhe Paskuqan të përsëriten zgjedhjet të shtunën tjetër e mos i ofendoni Demokratët e këtyre dy Bashkive se nuk jua kanë borxh.
KJO ËSHTË “ STERVITJE”
NDESHJA ËSHTË MË 11 MAJ
Ndaj mos u “ lodhni” shumë në “ stërvitje” se nuk do kemi takat për ndeshjen
RESPEKTE E MIRENJOHJE PER 400 DEMOKRATET QE ME VOTUAN E BESUAN SI KANDIDAT i TYRE NE BETEJEN ME RREGJIMIN.