back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetLojërat e fatit “prangosin” një 36 vjeçar

Lojërat e fatit “prangosin” një 36 vjeçar

Një 36 vjeçar në Fier është vendosur në pranga pasi ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularëve, në lokalin e tij të paregjistruar në organet tatimore. Burri është identifikuar si Marjus Muhaj.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, gjatë kontrolleve të ushtruara për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, kanë goditur një tjetër rast, për të cilin u vu në pranga shtetasi M. M., 36 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 2 celularë me faqe që shërbenin për të organizuar lojëra fati, si dhe foto të biletave të basteve sportive.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas, nuk e kishte regjistruar në organet tatimore, lokalin e tij, dhe fshihte të ardhurat që përfitonte”, informoi sot policia.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat