KreuAktualitetPolitikaMiliarderja Kryemadhi luan të pafajshmen para GJKKO-së/ Dosja e SPAK me miliona...

Miliarderja Kryemadhi luan të pafajshmen para GJKKO-së/ Dosja e SPAK me miliona dhe pasuri të padeklaruara

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Monika Kryemadhi vijon të paraqitet në dyert e Gjykatës së Posaçme me pretendimin se akuzat ndaj saj duhet të rrëzohen, ndërsa përpiqet ta zhvendosë vëmendjen te dokumentet, dëshmitarët dhe përgjegjësitë e institucioneve të tjera. Këtë herë, ish-deputetja ka kërkuar thirrjen e disa emrave të politikës dhe administratës, mes tyre kryeministrin Edi Rama, ish-ministren Milena Harito, ish-deputetin Eduard Shalsi dhe Namik Koplikun.

Kryemadhi pretendon se këta persona kanë dijeni për çështjet që po shqyrton gjykata dhe se dëshmitë e tyre mund të hedhin dritë mbi procedurat që SPAK i ka përfshirë në dosjen ndaj saj dhe ish-bashkëshortit, Ilir Meta.

Ajo ka kundërshtuar gjithashtu analizën financiare të kryer gjatë hetimit, duke pretenduar se në të mungojnë dokumente dhe duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të ekspertizës. Një tjetër përpjekje e mbrojtjes për të vënë në diskutim provat e administruara nga organi i akuzës, ndërsa çështja tashmë po shqyrtohet në themel në GJKKO.

Por, përtej batutave me gazetarët dhe paraqitjes së saj si një person që po përballet padrejtësisht me drejtësinë, dosja që ka çuar Kryemadhin në bankën e të pandehurve përmban akuza konkrete, të cilat nuk zhduken me deklarata para kamerave.

Dosja e SPAK e vendosur në gjykim e akuzon Kryemadhin për dy raste të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, në bashkëpunim, pastrim parash dhe mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë. Hetimi ka nisur në vitin 2019 dhe përfshin disa episode të lidhura me aktivitetin politik dhe ekonomik të çiftit Meta-Kryemadhi.

Një nga episodet lidhet me ndërhyrjet e pretenduara për lidhjen e një marrëveshjeje në tregun e fibrave optike dhe interkonjeksionit telefonik. Sipas SPAK, Meta dhe Kryemadhi kanë përdorur ndikimin e tyre politik për të favorizuar një kompani private, duke përfituar një pjesë të fitimeve dhe karta krediti nga administratori i saj. Shpenzimet e kryera përmes këtyre kartave, sipas prokurorisë, nuk janë deklaruar në formularët e pasurisë.

Një tjetër episod lidhet me marrëdhënien me një biznesmen, nga i cili, sipas hetimit, çifti ka përfituar përkohësisht përdorimin e një vile si shpërblim për ndikimin e ushtruar ndaj funksionarëve publikë. SPAK pretendon gjithashtu se Kryemadhi ka marrë përsipër ndryshimin e një ligji në Kuvend, sipas kërkesës së biznesmenit.

Edhe lobimi i LSI-së në Shtetet e Bashkuara është pjesë e dosjes. Sipas hetimeve, gjatë viteve 2016-2017 janë lidhur kontrata lobimi me kompani amerikane, ndërsa 463.546,26 dollarë nuk rezultojnë të transferuara nga llogaritë bankare të partisë dhe nuk janë pasqyruar në bilancet e saj të dorëzuara në KQZ.

Por një tjetër pjesë e dosjes prek drejtpërdrejt shpenzimet dhe pasurinë familjare. SPAK ka ngritur dyshime për blerjen e një apartamenti duplex në zonën e ish-Bllokut, ku 310 mijë euro për katin e parë dyshohet se janë depozituar cash nga Fatime Kryemadhi, ndërsa një kredi prej 335 mijë eurosh dyshohet se është shlyer me para të depozituara në bankë, duke u përdorur si mbulesë për burimin e tyre.

Prokuroria ka evidentuar gjithashtu 106.125 euro shpenzime mjekësore të padeklaruara për periudhën 2013-2019, nga të cilat 86.891 euro janë paguar cash. Në deklaratën e pasurisë për vitin 2019, sipas hetimit, mungonin edhe 9 mijë euro shpenzime në një klinikë private jashtë vendit dhe 100 mijë euro në një llogari bankare të përbashkët.

Në këtë dosje janë përfshirë edhe persona të tjerë. Nëna e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, dhe Ema Çoku akuzohen për pastrim parash, ndërsa ish-kreu i AKEP-it, Pirro Xhixho, për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë në bashkëpunim.

Përballë këtyre dyshimeve, Kryemadhi zgjedh të flasë për mungesë dokumentesh, dëshmitarë dhe përgjegjësi të institucioneve të tjera. Por kjo nuk e bën dosjen të zhduket dhe as nuk i jep përgjigje pyetjeve mbi burimin e parave, shpenzimet e padeklaruara dhe përfitimet që SPAK pretendon se janë realizuar përmes ndikimit politik.

Një politikane që për vite ka qenë në majat e pushtetit, ka drejtuar një forcë politike dhe ka pasur ndikim në vendimmarrjen shtetërore, sot duhet të japë llogari para drejtësisë për një sërë transaksionesh dhe përfitimesh të dyshuara.

Ndërsa para gazetarëve nuk mungojnë as batutat me trëndafilat e PS-së dhe PD-së, në sallën e gjyqit mbetet një dosje me shifra, kontrata dhe akuza që kërkojnë përgjigje. Nuk është një debat për ngjyrën e një këmishe, por për mënyrën se si janë krijuar, përdorur dhe deklaruar pasuritë e një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.

E Vërteta.al

“Do t’u kërkoja falje fëmijëve”/ Rrëfimi emocional i Monika Kryemadhit

Monika Kryemadhi ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale dhe politike në një intervistë për emisionin Shqipëria Live, duke folur hapur për marrëdhënien…

“I thanë që unë kisha të dashur”/ Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur gjerësisht për marrëdhënien e saj shumëvjeçare me ish-bashkëshortin dhe ish-presidentin Ilir Meta, duke e përshkruar atë si një nga…

“E prishi Lulzim Basha me FRPD-në”/ Monika Kryemadhi flet për protestën studentore

Ish-deputetja Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka folur për protestën e studentëve disa vite më parë, duke zbuluar rolin…

Monika Kryemadhi: Nuk do ta takoja Ilir Metën në burg, nuk jam gati ta fal

Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaroi në emisionin ‘Kjo javë’ në News24 se nuk ka ndërmend të takohet me Ilir Metën…

“SPAK po na shantazhon!”/ Monika Kryemadhi akuza të forta pas shtyrjes së seancës

Seanca paraprake ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, e parashikuar të mbahej sot, është shtyrë. Shkak për…

Rrjeti kriminal i Shijakut/ Emri i Monika Kryemadhit del në përgjime

Dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila çoi në goditjen e grupit kriminal ku përfshiheshin vëllezërit Avdylaj dhe Aleksandër Laho, i njohur…

Monika Kryemadhi: Meta më akuzoi si tradhtare/ “U godita nga ata që sot janë në PS”

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin e Çim Pekës, ku foli hapur për marrëdhënien e saj me Ilir Metën, përplasjet politike brenda…

Mes akuzash dhe gjyqit/ Monika Kryemadhi rikthehet në media

Monika Kryemadhi, ish-deputete dhe ish-kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), ka paralajmëruar një rikthim të fuqishëm në media, pas zhvillimeve të fundit në…

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në gjyq/ Nis telenovela e shtyrjeve të seancave

Seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për ish-Presidentin Ilir Meta është shtyrë për 9 tetor 2025, ora…

SPAK, filmi, Iliri?/ Cili është halli i vërtetë i Monika Kryemadhit?

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e njohur më shumë për angazhimet e saj në politikë dhe për përplasjet me drejtësinë dhe Prokurorinë…
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat