back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitet“S’ka rrugë të lehtë”/ Kallas në Tiranë: Shqipëria të kryejë reformat

“S’ka rrugë të lehtë”/ Kallas në Tiranë: Shqipëria të kryejë reformat

Shefja e BE për politikën e jashtme, Kaja Kallas tha nga Tirana se Shqipëria duhet të përmbushë reformat, për ta parë veten në familjen e madhe europiane.

Zyrtarja e Brukselit solli në vëmendje se rruga e integrimit nuk është e lehtë ndërsa shtoi se kriter i panegociueshëm për vendet aspirante është sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës.

I dashur Edi. Ju jeni i dobishëm edhe për stabilitetin në rajon. BE është e angazhuar për të fuqizuar raportet me Shqipërinë. Ne kemi nënshkruar partneritetin bashkëpunues mes Tiranës dhe BE-së për sigurinë dhe mbrojtjen. Ne po thellojmë bashkëpunimin edhe në sektorin e sigurisë. Ne duam të shtojmë bashkëpunimin në luftimin e terrorizmit dhe të sulmeve kibernetike. Shqipëria ka agjendë ambicioze që të përmbyllë negociatat me BE brenda 2027. Shqipëria s’ka rrugë të lehtë, duhet të bëjë reformat. E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Sundimi i ligjit është shumë i rëndësishëm. Shteti i së drejtës është themeli i BE-së dhe begati për një vend”, u shpreh Kallas.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat