KreuLifestyle / ShowbizKamala Harris rikthehet në qendër të vëmendjes me paraqitjen surprizë në Met...

Kamala Harris rikthehet në qendër të vëmendjes me paraqitjen surprizë në Met Gala

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kamala Harris bëri një rikthim të papritur në skenën publike, këtë herë nga eventi më ikonik i modës ”Met Gala 2025”. E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Doug Emhoff, ish-nënpresidentja amerikane u shfaq me një veshje të personalizuar bardh e zi nga shtëpia e njohur e modës Off-White.

Edhe pse nuk eci në tapetin e kuq, Harris u fotografua me një siluetë elegante prej mëndafshi, me një mëngë asimetrike dhe një shall të gjatë , një pamje që, sipas markës, ishte konceptuar për të përcjellë ndjesinë e përjetësisë. Ajo ishte e ftuar personale e redaktores së Vogue dhe bashkëkryetares së Met Gala-s, Anna Wintour.

Kjo ishte paraqitja e saj e parë ndonjëherë në Met Gala dhe një nga daljet e rralla në publik pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale. Së fundmi, Harris ka qenë aktive në disa evente që mbështesin fuqizimin e grave, ku ka kritikuar presidentin Donald Trump për, siç u shpreh ajo, “braktisjen e idealeve më të larta të Amerikës”.

Drejtori kreativ i Off-White, Ib Kamara, komentoi se Harris “mishëron vetëbesimin, forcën dhe elegancën e një lidereje moderne”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat