back to top
33.5 C
Tirana
E diel, 6 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama: BE-ja ka zyrtarizuar çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3/ Kur do...

Rama: BE-ja ka zyrtarizuar çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3/ Kur do të mbahet Konferenca e Pestë Ndërqeveritare?

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se “Bashkimi Europian konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Europiane dhe zyrtarizon çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3 – “Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke lajmëruar mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 22 Maj 2025, në Bruksel”.

Kreu i qeverisë thekson se mbeten për t’u hapur edhe 11 grupkapituj të tjerë.

“SOT në DITËN e EUROPËS Bashkimi Europian konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Europiane dhe zyrtarizon çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3 – “Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke lajmëruar mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 22 Maj 2025, në Bruksel

Tanimë kemi hapur 24 kapituj dhe mbeten për t’u hapur edhe 11 të tjerë, me punë e shpresë brenda 2025

Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë dot më fatin europian të shqiptarëve”, shkruan Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat