Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do të krijojë një portal për të dëgjuar qytetarët.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Zhupa thotë se qytetarët nuk kanë mungesë platformash ku të shprehen, por sipas saj, mungon një qeveri e përgjegjshme që t’i dëgjojë dhe t’u përgjigjet shqetësimeve të tyre.
Ajo i është drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Rama, duke i kërkuar të japë dorëheqjen nëse dëshiron realisht të dëgjojë qytetarët.
“Do bëj portal, thotë Rama!
Nuk është se s’kanë ku të shkruajnë, qytetarët s’kanë qeveri të përgjegjshme t’i dëgjojë.
Jep dorëheqje nëse do realisht të dëgjosh qytetarët”, shkruan Zhupa.



