back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetThirrja e Berishës për demokratët: Tregoni përkushtimin dhe seriozitetin maksimal në numërimin...

Thirrja e Berishës për demokratët: Tregoni përkushtimin dhe seriozitetin maksimal në numërimin dhe vlerësimin e çdo vote

Pas disa orësh në seli, kreu i PD Sali Berisha bëri daljen e parë publike, ndërsa rezultatet e numërimit tregojnë një humbje të PD në zgjedhje.

Berisha nuk bëri asnjë koment për humbjen e thellë, por u dha kurajo numëruesve të numërojnë cdo votë të hedhur në kuti, pa asnjë ndikim.

” Për PD, procesi zgjedhor është procesi themelor i një shoqërie të lirë. Jam këtu së pari për të shprehur mirënjohje, për të gjithë ata komisionerë, vëzhgues që e gdhinë duke numëruar votat e qytetarëve.

Iu bëj thirrje strukturave të PD, të bëjnë gjithcka të numërohet cdo votë, me përkushtimin më të madh. Cdo votë, kundër regjimit meriton nderimin dhe vlerësimin më të madh.

Sot këtë kisha qëllim kryesor të paraqitjes para jush. Një thirrje për demokratët, të tregojmë përkushtim dhe seriozitet për cdo votë në kuti dhe të mos kenë asnjë ndikim nga asgjë. Është detyra më e rëndësishme për demokratët sot” tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat