back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuKultura“Here”, filmi që rikthen “Forrest Gump”

“Here”, filmi që rikthen “Forrest Gump”

Një film pa zhanër. Kështu mund të konsiderohet filmi “Here”, që ka bërë për së dyti bashkë, pjesëmarrësit dhe krijuesit e “Forrest Gump”.

Tom Hanks dhe Robin Wright, dy protagonistët si dhe kineasti Robert Zemeckis e skenaristi Eric Roth u bënë bashkë në Los Anxheles për të shfaqur filmin e tyre të ri si pjesë e festivalit të Institutit të Filmit Amerikan “AFI”.

“Here” tregon historinë e një dhome ndenjjeje dhe se si bashkëveprojnë njerëzit që kanë qëndruar në atë hapësirë që para se ajo të ndërtohej.

Si kineasti Zemeckis, ashtu edhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë film thanë se e kishin të vështirë ta përcaktonin se ç’lloj filmi ishte ky, pasi përfshin të gjitha fazat e jetës.

 Pas gjithë kuriozitetit që ka ngjallur premiera, “Here” do të shfaqet në kinematë amerikane si film më 1 Nëntor./Tv Klan

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat