back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëAlimehmeti dhe Tabaku tronditin hartën rlektorale të Tiranës/ Dominuan në elektoratin e...

Alimehmeti dhe Tabaku tronditin hartën rlektorale të Tiranës/ Dominuan në elektoratin e djathtë

Nga Eduard Zaloshnja

Në Qarkun Tiranë, dy kandidatë të listës së hapur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, prodhuan rezultatin më madhështor të kësaj aleance – morën pothuaj 27% të të gjitha votave të kandidtatëve të listës së hapur të koalicionit në këtë qark (shihni grafikun shoqërues).

Teksa në elektoratin e gjerë mund të ketë ndikuar aty-këtu ndonjë njohje/simpati personale (përtej orientimit politik), duhet parë sesi rezultuan këta dy kandidatë në primaret që u zhvilluan VETËM me anëtarë të PD-së.

Ata dolën në vend të dytë e të tretë në primaret e Qarkut Tiranë, por ndryshe nga kandidtati i vendit të parë (që mori kryesisht vota lokale në Kavajë), të dy morën vota kudo – shpërndarë në mënyrë proporcionale në të gjitha seksionet e PD-së në qark. Madje Tabaku mori në primare më shumë vota se çdo kandidate femër në rang republike!

Duke i ndërthurur shifrat e mësipërme, mund të arrihet në përfundimin se Alimehmeti dhe Tabaku kanë një përkrahje organike si në elektoratin, ashtu edhe në antarësinë e PD-së së Tiranës, të pandihmuar nga shiringa lokale apo nga jashtë sinorit demokrat. Se çfarë do të bëjnë këta të dy politikisht me këtë përkrahje të madhe mbetet të shihet…

Alimehmeti dhe Tabaku dominuan si në elektoratin e djathtë, ashtu edhe

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat