Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka reaguar ndaj disa raportimeve se koordinatorja e këtij ekipi ka kërkuar të mos mbahen kontakte zyrtare me Qeverinë Kurti.
Përmes një reagimi në Facebook, ekipi i OKB-së në Kosovë ka mohuar raportimet e tilla, duke theksuar se vazhdon bashkëpunimin e fortë me Qeverinë e Kosovës.
Ndryshe mbrëmë në Klan Kosova u raportua se koordinatorja e OKB-së u ka dërguar letër agjencive të OKB-së që të mos mbajnë kontakte zyrtare me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, për shkak të mungesës së legjitimitetit./Telegrafi/



