back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetPolitika“Strehimi” i kandidatëve për deputet/ Berisha i gatshëm t’i kthejë nderin Metës

“Strehimi” i kandidatëve për deputet/ Berisha i gatshëm t’i kthejë nderin Metës

Kreu i PD-së, Sali Berisha në konferencën për shtyp është pyetur nëse do t’ia kthejë nderin kreut të PL-së, Ilir Meta, tashmë i burgosur, në lidhje me kandidatët për deputetë.

“Çështja e koalicionit është një çështje e hapur. PD qëndron e hapur ndaj aleatëve të vet. Partia e Lirisë është një parti aleate.
Ilir Meta është një i burgosur politik. Siç e dini ju, Edi Rama urdhëroi pusinë ndaj tij, çoi bastardin e familjes Hoxha për të qenë i sigurt. Për herë të parë në histori, rendi ka dy policë në krye. Proda është një eksponent i krimit, mbiemër të dytë meriton Shullazi me të dhëna të implikimit të thellë.
Dhe nuk mjaftoi ky, po u mor një nga specialistët më të mëdhenj të gjobëvënies në rrugë, ish-famoz për policët rrugorë që gjobiste, u bë ministër.
A e kuptoni ju se çfarë degradimi të tmerrshëm, prandaj dhe Shqipëria në funksionimin e administratës renditet në 14 vendet me administratë më të papërshtatshme në planet.
Ëorld Justice Project i ka bërë autopsinë narkoregjimit të Edi Ramës”, është shprehur Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat