Kreu i komisionit të posaçëm antikorrupsion Fatmir Xhafaj është bënë në siklet para gazetarëve.
I pëytur për injorimin e institucioneve për pjesëmarrjen në këtë organ Xhafaj ka dhënë përgjigje të ndryshme, herë herë duke ua ndëprerë fjalën gazetarëve.
Fillimisht deklaroi se nuk ka pasur refuzim de përgjigjet e institucioneve të drejtësisë s’kanë qenë të njëjta. Më pas u nervozua dhe iu kthye gazetares që i drejtoi pyetjen duke e akuzuar se po quan institucionet e drejtësisë koorporatë.
Herë duke pranuar injorimin e instituconeve të drejtësisë e herë duke e mohuar nxori dhe një tjetër version.
Ai tha se kjo tregon se institucionet e drejtësisë janë të pavavarura.
Dhe si përfundim nuk tha asgjë për refuzimin e tyre.
Pjesë nga fjala e tij:
“Mendoja që sqarimi që bëri ambasadori i BE ishte i mjaftueshëm, por me sa duket ka nevojë për detaje.
Nuk bëhet fjalë për refuzim se nuk refuzohet Kuvendi. Kuvendi është shprehje e vullnetit të popullit. Nga Kuvendi burojnë pushtetet e tjera. Fjala refuzim është e papërshtatshme. Sa i përket çështjes, ata kanë përcaktuar detyrimin kushtetues, ligjor, institucional për të kontribuar në këtë proces.
Nuk ka asnjë tejkalim jashtë rezolutës dhe Kuvendit. Kuvendi bën planin e veprimit ku përfshin të tre pushtetet dhe krijon ligje. Siç bën rëndon kur bën ligje, merr edhe kapacitete shtesë për të prodhuar një reformë të këtyre përmasave dhe ne standardi që propozuam ishte ngritje e grupeve të ekspertëve pa drejtësinë. Pastaj thamë pse pa ta. E u thamë të bëjnë vetë analizën dhe të na e sjellin në komision, pa e përfshirë me pjesën tjetër të grupit. Është shenjë pjekurie. Ata kanë sjellë amendamente të ndryshme dhe po të shikosh kanë përplasje, sepse s’ka patur konsultim. Ata thanë jo, ne kemi besim te Kuvendi, bëjeni ju dhe sa herë të jetë e nevojshme do jemi aty.
Janë zgjidhje të ndryshme.
Për ne ka rëndësi që të bëhet një proces sa më transparencë, kur bëhet fjalë për ndryshime të ligjeve. Nuk jemi ne që nxitojmë të ndryshojmë ligje të drejtësisë, por të bëhet me proces transparent. Kjo është e gjithë historia. Është aq e thjeshtë sa nuk e mendoni dot. Ne deshëm të bënim një zgjidhje që tua linim atyre këtë gjë si përgjegjësi që kanë për fatet e sistemit, por ata thanë bëjeni ju sepse kemi besim te Kuvendi. Në fund fare duan të jenë pjesë e tryezës ku do të diskutohet kapitulli i tyre.