back to top
26.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaRialokim buxheti 11.8 mld lekë/ S'ka rritje page për policinë dhe ushtrinë

Rialokim buxheti 11.8 mld lekë/ S’ka rritje page për policinë dhe ushtrinë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve ndryshimet në Aktin Normativ nr. 6, lidhur me rishikimin e buxhetit të vitit 2025. Në fjalën e tij, Malaj theksoi se rialokimi i fondeve në total arrin në 11.8 miliardë lekë, me fokus kryesor forcimin e kapaciteteve për sigurinë kibernetike dhe teknologjinë e informacionit në Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (AKSH), si dhe rishpërndarjen e fondeve brenda ministrive.

Ai shtoi se ndryshimet erdhën pas një analize pesëmujore të të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit, me qëllim harmonizimin e parashikimeve me zbatimin real të projekteve për vitin 2025.

Në seancë, deputeti i Partisë Socialiste, Deliu, pyeti nëse do të ketë rritje page për punonjësit e Policisë së Shtetit, Forcat e Armatosura dhe Gardën e Republikës, për shkak të ankesave për mospagesën e orëve shtesë. Ministri Malaj përgjigj se për vitin 2025 nuk është parashikuar asnjë rritje page për këto sektorë, ndërsa disa fonde shtesë janë alokuar për detyrime të prapambetura në agjencitë specifike të Ministrisë së Brendshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat