back to top
5.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëPse Ilir Meta e quan veten si Aldo Moro?

Pse Ilir Meta e quan veten si Aldo Moro?

Nga Ylli Pata

Ka një histori konspirative në logjikën që Ilir Meta shtron si teori ndaj asa që e quan përndjekje. Në këtë histori nuk janë vetëm Sali Berisha dhe Ilir Meta, pore dhe ish-deputetë apo gazetarë pranë tyre. Fabula është pak a shumë se SHBA e ka pas fiksim që të arrestojë Sali Berishën dhe Ilir Metën. Një teori që ka shumë vite, që na e ka thënë edhe Tik Llalla, një personazh që Sali Berisha dhe Ilir Meta e bënë prokuror, por në karrierën e tij së bashku me kolegët u kujdes që të mos akuzojë njerëz të rëndësishëm. E për këtë u bënë të pasur. Shumë nga këto perzonazhe i kemi analistë në panelet e darkës.

“A nuk e rrëmbyen edhe Aldo Moron, brigadat e kuqe me uniformë policie do t’i pyesja të gjithë ata pseudoanalistë, që janë të shqetësuar nga kundërshtimi im ndaj këtij akti kriminal dhe mafioz, pa asnjë dokument juridik, pa etikë dhe duke përdorur një forcë kafshërore, që vjen nga instiktet shtazore të atij që i urdhëron.”, shkruan Meta në mesazhin e tij nga 313-a.

Aldo Moro, ishte kreu i partisë më të madhe të Italisë, Partisë Demokristiane. Në 16 mars 1978 ai u mor peng nga organizata e majtë terroriste “Brigadat e Kuqe” dhe pas 55 ditëve burg u vra.

Moro, një figurë shumë e rëndësishme e shoqërisë dhe politikës italiane, ishte një profesor i drejtësisë, një filozof dhe publicist i njohur në shoqërinë Italiane. Ai kishte sjellë në publik para se të merrej peng një ide që u përkrah edhe nga opozita, atë të “kompromisit historik”. Ide që u përkrah edhe nga lideri i opozitës së majtë komuniste Enrico Berlinguer. Dy figurat: Moro dhe Berlinguer konsideroheshin më të ndershmit nga shoqëria italiane. Jetonin në apartamente normale, kishin eskortat si shtetarë, por nuk kishin vila në bregdet. Edhe pse të dy vinin nga familje të kamura. Madje Berlinguer, kishte trashëgimi pronësore të plazheve përrallore të Sardenjës, që s’i mori kurrë. Ja la familjarëve të tij. Fëmijët e Moros dhe Berlinguer janë të njohur, në Itali, dikush shkrimtar e gazetar, apo edhe artist, por asnjëri nuk ka namin e 19 kullave apo milionave të fituara nga pushteti.

Megjithatë, teoria konspirative e Aldo Moros, ka vetëm një shteg; atë të amerikanëve. Pasi në gjithë këto vite janë botuar libra e emisione televizive, sipas të cilave ishte Henry Kisingeri që nuk donte që Aldo Moro të bënte një qeveri koalicioni me komunistët italianë, nga frika e afrimit të Bashkimit Sovjetik në Perëndim.

Po çfarë lidhje ka Ilir Meta me Aldo Moron apo me projektin për të ndaluar një kompromis historik? Natyrisht asnjë lidhje, por në letrën numër 1 nga burgu, Ilir Meta nuk ka një ide mbi filozofinë e politikës, siç Fatos Nano dha mesazhin tipik Kristian: “Mjek, shëro veten”, që përbënte edhe thelbin politik të mendimit filozofik të “hakmarrjes” së tij. Nano, hakmarrjen e shikonte si një gjithëpërfshirje popullore, e Meta, si një inat me SHBA, që sipas tij qëndron në arrestimin ndaj tij, ashtu edhe Aldo Moros.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat