back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuShëndetiKoçiu: Ilaçe me rimbursim falas për 177,431 të moshuar me sëmundje të...

Koçiu: Ilaçe me rimbursim falas për 177,431 të moshuar me sëmundje të zemrës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu me anë të një postimi në rrjete sociale, njofton se sot se 177,431 të moshuar me sëmundje të zemrës kanë përfituar ilaçe me rimbursim falas.

“Gjatë 9-mujorit të vitit, 177,431 të moshuar me sëmundje të zemrës kanë përfituar ilaçe me rimbursim falas. Ky është një hap i rëndësishëm për mbështetjen e shëndetit të kësaj kategorie, duke lehtësuar barrën financiare për trajtimin e tyre të vazhdueshëm dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës”, shkruan ministrja Koçiu.

Sipas saj, 50% e buxhetit për shëndetësinë, nga periudha janar deri në shtator 2024 ka shkuar për rimbursimin e barnave për të moshuarit.

“Nga janari, deri në shtator 2024, 50% e buxhetit për shëndetësinë është investuar në rimbursimin e barnave për të moshuarit, duke u siguruar atyre akses të plotë në medikamentet e nevojshme pa barrën e kostove. Kujdesi për ta është objektiv yni”, thuhet në postimin në rrjetet sociale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat