KreuDrejtësiaVlora Hyseni vetëdorëzohet në Morinë

Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Morinë

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, raportohet se është ndaluar në pikën kufitare të Morinës, pasi është kthyer nga Kosova.

Lajmi është publikuar nga media kosovare e cila citon burime të saj për këtë zhvillim. Sipas raportimit, Hyseni kishte qëndruar gjatë ditës në Kosovë dhe më pas është dorëzuar te autoritetet shqiptare në Morinë, ku është ndaluar.

Deri në këto momente, informacioni nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet shqiptare.

Ndaj Hysenit, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, me kërkesë të SPAK, si dhe pezullimin nga detyra. Më herët ishte raportuar se masa nuk ishte ekzekutuar, pasi drejtuesja e SHISH ndodhej jashtë Shqipërisë.

Zhvillimi vjen pak orë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi lirimin e Hysenit nga detyra, pas vendimit të GJKKO-së.

Ndërkohë, SPAK nuk ka bërë ende publike të gjitha detajet e hetimit ndaj drejtueses së SHISH. Sipas raportimeve mediatike, ajo dyshohet për vepra penale që lidhen me përkrahjen e autorit të krimit dhe zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete shtetërore, por këto mbeten dyshime të hetimit dhe jo

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat