Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli ka firmosur me Torinon për tre sezonet e ardhshme.
Pas largimit nga Empoli ai mbetet sërish në Serie A, por këtë herë me fanellën e Torinos dhe nën urdhërat e trajnerit të ri, Marco Baroni.
Lajmin e konfirmon ‘Sky Sport’ dhe sipas gazetarit Gianluca Di Marzio firma tanimë është hedhur në kontratë.
Në Itali bëjnë me dije se Ismajli do përfitojë 1.1milion euro në sezon.
Në klubin ‘granata’ janë duke bërë disa lëvizje për ndërtimin e ekipit të ri. Saul Coco do largohet drejt Arabisë Saudite, ndërsa Samuele Ricci pritet të kalojë te Milani.
Në hyrje veç Ismajlit skuadra e Torinos ka gjetur akordin edhe me Tino Anjorin, duke paguar 5 milionë euro te Empoli.