Pritja ka marrë fund ndërsa Nothing zyrtarisht prezantoi Phone 3, flagshipin e parë që kur hyri në treg në 2022. CEO i Nothing Carl Pei tha se kompania do të investohej e tëra në Phone 3, telefon i cili është ndërtuar me materiale premium, performancë të lartë dhe softuer që bën diferencën.
Telefoni përfaqëson një distancim të kompanisë nga modelet e kaluara ndërsa Phone 3 ka një “Glyph Matrix” të ri dhe jo ndërfaqen e zakonshme Glyph duke zëvendësuar dritat LED me një ekran të vogël micro-LED që zë cepin e djathtë lart të telefonit.
Ideja e këtij ekrani është që përdoruesit të shohin njoftimet e aplikacioneve, të konakteve dhe indikatorë të progresit në kohë reale në pjesën e pasme të telefonit pa pasur nevojë të përdoret ekrani i Phone 3. Kështu ompania pretendon se redukton kohën e shpenzuar në ekran njohur si “Screen Time.”
Glyph Matrix vjen me një funksionalitet softueri që Nothing e quan Glyph Toys të cilat në të vërtetë janë mini-aplikacione. Për shembull ekrani i vogël mini-LED mund të sillet si një orë dixhitale, si një kronometër apo indikator baterie.
Gjithashtu është e mundur të luhen lojëra si Spin the Bottle në këtë ekran. Nothing do të lançojë një SDK ku përdoruesit mund të krijojnë mini-aplikacionet e tyre për Glyph Matrix.
Sa i përket ekrani parësor, Phone 3 ka një panel 6.67-inç AMOLED me rezolucuon 1.5K dhe ndriçim maksimal prej 4,500 nits. Ofron frekuencë rifreskimi prej 120Hz. Për foto dhe video Nothing ka integruar katër sensorë 50-emgapiksel me stabilizim optik për lenten parësore dhe periskop për kamerat zmadhuese.
Ky sistem mund të regjistorjë 4K 60fps me të gjitha lentet. Në brendësi gjendet një procesor Snapdragon 8s Gen 4 me tetë bërthama me frekuencë maksimale prje 3.21Ghz. procesori është 36 përqind më i shpejtë sesa ai që gjendet në Phone 2.