back to top
32.5 C
Tirana
E martë, 8 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetIsh-presidenti nën trysni?/ Berisha: Banditë me uniformë po ndëshkojnë Metën

Ish-presidenti nën trysni?/ Berisha: Banditë me uniformë po ndëshkojnë Metën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, duke deklaruar se ndaj Ilir Metës, aktualisht i paraburgosur në Fier, po ushtrohet “terror psikologjik” nga persona me uniformë, me urdhër politik.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Meta po ndëshkohet vetëm pse ka dhënë një intervistë për median, duke ushtruar të drejtën e fjalës.

“Me urdhër të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës, banditë me uniformë në burgun e Fierit kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës sepse ai ka dhënë një intervistë në media, ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij. Ky akt i shëmtuar i ndëshkimit për fjalën e lirë tregon tmerrin që Edi Rama ka për krimet politike që ka kryer,” – tha Berisha.

Ai shtoi se Meta është penguar të takojë familjarët e tij, me pretendime të paarsyeshme.

“Kanë shkuar deri aty sa nuk i kanë lejuar takimin me familjarët, duke pretenduar se janë 4 dhe mund të futen vetëm 3. I kanë hequr edhe telefonin, duke i mohuar të drejtën e komunikimit me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij,” – akuzoi Berisha.

Sipas tij, këto janë veprime që “nuk ndodhin as në burgjet e Bjellorusisë apo Rusisë”.

“Këto ndodhin vetëm në Venezuelën e Maduros. Ndaj Edi Rama është një Ramaduro i vërtetë,” – përfundoi Berisha, duke e konsideruar Metën një të burgosur politik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat