Deputeti Bledjon Nallbati ka kërkuar që të lejohet të kalojë qytetari, i cili u shpreh se duhet të shkojë në spital.
Por, i menjëhershëm ishte reagimi i qytetarëve të tjerë që prisnin në rrethrrotullimin e Rrogozhinës. “O të tërë, o asnjë. Të gjithë kemi hall”, iu kthyen ata deputetit.
Nallbati: Nuk kemi asgjë personale me askënd. Kjo protestë është e njoftuar prej 10 ditësh
Qytetari: Hape rrugën se na ikur petulla
Protestuesi: Nuk hapet rruga e vëlla
Qytetari: Unë punoj me taksi, kam njerëz që vijnë nga Anglia, janë të rraskapitur, duan të ikin në shtëpi
Nallbati: Është bllokuar kudo, në Tiranë, në Milot, në Bradashesh, në Shkozet
Protestën në rrethrrotullimin e Rrogozhinës e drejtojnë tre deputetët e degëve të Partisë Demokratike në Kavajë, Rrogozhinë, Lushnjë dhe Divjakë: Bledion Nallbati, Dashnor Sula dhe Ilda Dhori.