back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetPas drejtorëve/ Rama kërkon "kokat" e kryetarëve të Njësive Administrative

Pas drejtorëve/ Rama kërkon “kokat” e kryetarëve të Njësive Administrative

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa drastike në administratën vendore, duke kërkuar shkarkimin e të gjithë kryetarëve të njësive administrative në të gjithë vendin. Deklarata u bë gjatë një takimi me kryebashkiakët, ku Rama foli për nevojën e thellimit të reformave dhe riorganizimin e kapaciteteve lokale.

“Të gjithë kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë duhet të shkarkohen. T’u jepet mundësia të rijapin prova, por jo përpara të tjerëve. Votat që kemi marrë tregojnë se duhet të hapemi më shumë për njerëzit që nuk janë me ne çdo ditë, por që na kanë besuar,” u shpreh Rama.

Kryeministri tha se ky vendim nuk është thjesht formal, por pjesë e një procesi riorganizimi politik dhe institucional, me synim rritjen e përfaqësimit dhe performancës në nivel vendor.

Reformë e thellë për ujësjellësit: Rama propozon operator kombëtar të ujit
Në të njëjtin takim, Rama njoftoi nisjen e një reforme të re për menaxhimin e furnizimit me ujë, duke e quajtur situatën aktuale “të papranueshme” dhe “politikisht të korruptuar”.

“Koha për një operator kombëtar për sistemin e shpërndarjes së ujit ka ardhur. Nuk mund të vazhdojmë me drejtorë ujësjellësish me 30 veta në zyrë, ndërkohë që mungon uji në çati,” tha Rama, duke e cilësuar strukturën aktuale si të fryrë dhe joeficiente.

Kërcënim për ndërtuesit: S’ka ujë e drita pa leje ndërtimi
Kryeministri paralajmëroi masa të reja edhe për ndërtimet pa leje, përfshirë ndalimin e lidhjes së ujit dhe energjisë elektrike për objektet pa dokumentacion të rregullt.

Ai theksoi rolin e arkitektëve, të cilët nëse bashkëpunojnë në mënyrë abuzive me ndërtuesit, do të humbasin licencat dhe do përballen me ndjekje penale.

“Arkitekt që shkel ligjin, bashkëpunon për ndërtime pa leje apo jashtë lejes, nuk do ta ketë më luksin të mbajë licencën. Pa firmën përfundimtare të arkitektit nuk do ketë më as leje përdorimi,” deklaroi Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat