back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetBrukseli optimist: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE deri në vitin...

Brukseli optimist: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE deri në vitin 2027

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, ka vlerësuar ecurinë e shpejtë të Shqipërisë dhe Malit të Zi në rrugën drejt integrimit, duke i cilësuar si dy vendet që kanë përfituar më shumë nga dritarja aktuale e mundësisë për anëtarësim.

Gjatë një takimi të përbashkët të parlamentarëve të angazhuar në marrëdhëniet BE–NATO, Kos deklaroi:

“Shqipëria dhe Mali i Zi e kanë kuptuar se për to është hapur një dritare mundësie. Ato po ecin shumë shpejt në rrugën e reformave të integrimit evropian,” u shpreh ajo.

Sipas komisioneres, nëse progresi vazhdon me të njëjtin ritëm, Mali i Zi mund të mbyllë negociatat teknike deri në fund të vitit 2026, ndërsa Shqipëria deri në fund të vitit 2027.

“Në këtë mënyrë, këto dy vende do të jenë në gjendje të bëhen anëtare me të drejta të plota të BE-së brenda mandatit të këtij Komisioni Evropian,” shtoi Kos.

Forcim i marrëdhënieve BE–NATO, si garanci për sigurinë
Komisionerja Kos theksoi edhe rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes BE-së dhe NATO-s, në funksion të ofrimit të garancive të qëndrueshme për vendet kandidate, përballë ndërhyrjeve destabilizuese nga Rusia.

“Duhet të ndërtojmë më shumë sinergji mes BE-së dhe NATO-s për të siguruar stabilitet dhe mbështetje për vendet që janë në procesin e anëtarësimit,” tha ajo, duke nënvizuar rrezikun që paraqet ndikimi rus në rajon.

Ky mesazh vjen në një kohë kur integrimi i Ballkanit Perëndimor është kthyer në një nga prioritetet strategjike të BE-së, në një kontekst gjeopolitik gjithnjë e më të ndërlikuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat