Gazetarja Anduena Llabani thotë se opozitën e vërtetë në Shqipëri do e bëjë ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim.
Sipas gazetares ai do të vijë në Shqipëri e do dëshmojë në Prokurori duke dhënë prova.
“Unë mendoj se opozitën e vërtetë në qeverinë Rama do e bëjë Arben Ahmetaj. Ai ka pranuar të vijë në Shqipëri dhe të dëshmojë.
Do vijë në Shqipëri dhe do të dëshmojë për prokurorinë shqiptare. Ai ka pranuar ftesën e prokurorisë për të ardhur e për të dëshmuar.
Ai do dalë e do flasë për ato që di, ai ka letra, dokumente, video, prova të pakontestueshme.
Ai do vijë në Shqipëri për të dëshmuar në prokurorinë shqiptare. Ai mund të jetë bërë edhe i penduar i drejtësisë”,- tha Llabani.
Megjithatë vetë Ahmetaj e ka përgënjeshtruar këtë lajm. Ai ka reaguar gjatë emisionit “Now”, ku është shprehur se “nuk ka ndërmend të vijë e të dëshmojë në Shqipëri.
“Unë do vij një ditë në Shqipëri, por jo për të dëshmuar”, është shprehur Ahmetaj.