back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaTrafiku i kokainës dhe sekreti financiar/ Si fshihen miliona Euro në Shqipëri

Trafiku i kokainës dhe sekreti financiar/ Si fshihen miliona Euro në Shqipëri

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur detaje të reja nga hetimet për trafikun ndërkombëtar të kokainës, që përfshin një grup të fuqishëm kriminal shqiptar. Hetimet kanë nxjerrë në dritë dy rrugët kryesore që përdorte ky grup për të transferuar dhe pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës, duke shmangur kontrollin e autoriteteve.

Sipas burimeve zyrtare, organizata kriminale, e drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Gergely, e njohur si Franc Çopja, përdorte një skemë të sofistikuar që bazohej kryesisht në transportin fizik të parave në “cash” përmes shoferëve të linjave ndërkombëtare të autobusëve dhe në sistemin informal të transfertave të njohur si “hawala”.

Transporti fizik i parave përfshinte dërgimin e shumave të mëdha nga vendet e Bashkimit Evropian drejt Shqipërisë, duke u shfrytëzuar rrjetet e shoferëve të besuar të autobusëve ndërkombëtarë. Ky mekanizëm shmangte gjurmimin nëpërmjet bankave dhe evitohej deklarimi i fondeve në dogana, duke përdorur pika kufitare më pak të monitoruara.

Në këmbim të shërbimit, shoferët përfitonin një tarifë prej rreth 2% mbi shumën e transportuar, një pagesë që garantonte funksionimin e rrjetit dhe besueshmërinë në operacion.

Një tjetër metodë e përdorur ishte sistemi i “hawala”-s, një mënyrë e transferimit informal të parave pa përdorur rrugë bankare, ku fondet kalonin përmes një zinxhiri ndërmjetësish. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave kanalizohej drejt Bolivisë, vend kyç për përfundimin e operacioneve financiare, për shkak të kontrollit të ulët financiar dhe kushteve favorizuese.

Kombinimi i këtyre metodave u mundësonte trafikantëve një rrjedhë të pandërprerë dhe të sigurt të qindra milionë eurove, duke e mbajtur aktivitetin e tyre larg vëmendjes së autoriteteve.

Hetimet e SPAK vijojnë me qëllim goditjen e plotë të këtij rrjeti dhe pritet të sjellin në dritë edhe elementë të tjerë të sofistikuar të pastrimit të parave që ndihmonin në mbajtjen funksionale të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Kokainë, vila dhe resorte/ Rrjeti kriminal “Çopja” goditet nga SPAK-u

Resort luksoz dhe vila milionëshe/ SPAK shpall në kërkim presidentin e “Erzenit”, Julian Balla

Telefonat dhe resortet në rrjetin e trafikut të drogës/ SPAK sekuestron prova kyçe te “Klajdi Resort”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat