back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaLirimi i ambienteve të News24/ Avokatura e Shtetit tregon ecurinë e procesit...

Lirimi i ambienteve të News24/ Avokatura e Shtetit tregon ecurinë e procesit gjyqësor

Avokatura e Shtetit ka bërë të ditur se kërkesa për lirimin e godinës ku funksionon televizioni News24 dhe disa media të tjera bazohet në vendime gjyqësore për pronësinë dhe kontratën e qirasë që ka përfunduar në maj të vitit 2022.

Sipas Avokaturës, Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka komunikuar zyrtarisht shoqërisë Fokus Media News kërkesën për lirimin e ambienteve më 22 maj 2022, me afat deri më 25 korrik 2022. Megjithatë, kompania ka vijuar të mbajë ambientet pa titull ligjor, duke nisur procese gjyqësore dhe kërkuar masa sigurimi për të penguar lirimin.

Çështja ka kaluar në të gjitha shkallët e gjyqësorit, përfshirë Gjykatën e Shkallës së Parë, Apelit dhe Gjykatën e Lartë. Vendimi më i fundit, i datës 14 korrik 2025 nga Gjykata e Apelit Administrativ, konfirmoi detyrimin për lirimin e menjëhershëm të ambientit, duke theksuar se aktiviteti mediatik nuk cenohet, pasi mund të vazhdojë në hapësira të tjera.

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 158 të datës 12 mars 2025, prona i është kaluar shoqërisë shtetërore KAYO sh.a., për përdorim në bashkëprodhimin e mjeteve motorike, në kuadër të një projekti strategjik për rivitalizimin e industrisë ushtarake vendase dhe krijimin e vendeve të punës në zonën e Shkozës.

Avokatura e Shtetit thekson se është angazhuar për të ndjekur çdo mjet ligjor për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore dhe mbrojtjen e pasurive shtetërore, duke e konsideruar këtë një detyrim të panegociueshëm ndaj qytetarëve dhe rendit kushtetues.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat